LUFTË PËR TURQI !!!

tur-111Shkruan: Savash Veliu

Që nga themelet e saja të vënduara shoqëro-ekonomike dhe atë politiko-ushtarake pas LDB-së, Bota sot është trazuar tejmase, si rezultat i tërbosjes dhe mosbindjes së Perëndimt me faktin real për të pranuar lirimin e saj nga Paradigma verbërore ndaj zhvillimeve dialektike shekullore si risi e domsdoshme kohore duke e kthyer atë në kaos dhe vend të padurueshëm jete brenda Luftës së Tretë Botërore, zyrtarisht e pa shpallur nga Komuniteti Ndërkombëtar!

Tendenca është që pas skadimit të afatit të marrëveshjes së Llozanës 2023, atë marrëveshje të mos e përfill Perëndimi, por ajo filloj ridefinimin dhe ndryshimin e dhunshëm të kufijve me Rirenditje të Botes mbi Mikro-Nacinalitete, Strategji kjo e paskrupullt njerëzor për të rivazhduar “Perandoria Perendimore e Kaosit” mbi  popujtë e botës.
Sot realiteti ka ndryshuar dukshëm nga çka pritej sepse idea e tyre është paradoksale dhe antikohorë ngase në botë lindën kërkesa të reja prej shteteve të mëdha për rivendosjen e merrituar të tyre brenda skenës botërore mes të cilëve është edhe Turqia e Erdoganit, ku ai troç u thotë fytyrës së nxirr perëndimor se; Bota është më e Madhe se PESESHI i “Këshillit të Sigurimit” në OKB !
Deklarata e parë e tij erdhi që në mbledhjen e Davosit e regjistruar në analet historike ndërkombëtare si klithje që bëri buj uragani mbi kazamatet perëndimore me frazën “ONE MINUT”, i thënë nga Lideri i shekullit të ri, Erdogan!

Turqia meritorisht kërkon vendin e duhur të mëvetësis ekonomike dhe politike nga zgjedha e mentalitetit racist dhe fashist perëndimor e cila ka marr nën shtetërrethim dhe peng vullnetin e lirë të popujve duke i detyruar të jetojnë nën Dogmën e indoktrinuar ideologjik të mbështetur mbi “Kolonimë dhe Tjetërsim” (bota e përparuar dhe bota e tretë) gjë e papranuar nga shumica e popujve paqedashës!

Turqia në “Luftën për Turqi” dha provimin më të madh historik të saj pas epopes së Çanakkalasë për Pavarësi dhe Sovranitet Popullor më 15 korrik 2016, e kryesuar nga Presidenti Erdogan, si inskenim i Okupimit të brendshëm dhe atë Turqia e fitoi!   
Grushti ndaj shtetit turk po ndodh në kohën kur marëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Rusisë po rikthehen në normale. Turqia derisa ishte pjesëmarrëse në Samitin e NATO-së në Varshavë të Polonisë, befasisht nga Forcat e Atlantikut pasoi tentativa e skenarit për grusht sheti në Turqi!        

Okupimi i brendshëm ishte tentativa e fundit e bërë nga organizma perendimore mbi Turqinë! Këtu Turqia tregoj qëndrim të qartë se nuk mund të okupohet nga Brenda përmes mercenarëve puçistë të infiltruar si grupacion terrorist të uniformuar në ushtarak turk që mbështet mendësinë militantiste HASHASHIJ!

Ky është dimensioni që sot nuk arrihet të kuptohet nga Bota Perëndimore se tani pas goditjes puçiste; Tentativa për Okupim të Turqisë ka gjasa të bëhet vetëm në suaza të ushtrisë së tyre Perëndimore (NATO-së) si opcion i fundit i tyre, ndryshe Jo!
Kohëve të fundit, Bota perëndimore sa vjen e tkuret dhe zhbëhet nga Fuqia e saj Ekonomike dhe Ushtarake ngase në horizont çfaqen shtete të reja të mëdha si Kina, India, Turqitë e Kaukazit, Lindja e Mesme me Afrikën Veriore etj.

Duhet shikuar harta e madhe botërore që të kuptohet se në epiqendër të saj gjendet Turqia, dhe poqese ajo lëvizë e gjithë regjioni si Azia, Afrika dhe Ballkani me Evropën trazohet nga vendi. Këtu fle fuqia e Turqisë si epiqendër e re që lidhë gjitha udhëkryqet kyesuese botërore! Këtë opcion të rradhës Bota perëndimore e di mire se, ”Kush e ka Turqinë, e ka Botën”!!

Turqia duke e ditur rëndësinë gjeostrategjike të saj filloi të ndërtoj Bazat e para Ushtarake jashtë territoritë të vet, në Katar, Gana dhe sot në Azerbejxhan, dhe në bisedë të sipërt është me Shqipërin, vende këto Kontinentale! Kjo lëvizje turke Iriton tepër perëndimin si forcë ushtarake!

Turqia këtë forcë ushtarake e tregon me maturinë e saj mendore mbi strategjinë gjeopolitike që e çon drejt qëllimit final 2023, zgjerimit të interesit nacional dhe atë kulturor në rajon dhe botë.

Turqia si faktor numër një rrugës energjetike zë vënd gjestrategjik që ngërthen edhe dy burime të mëdha ujore shumë të nevojshëm për Lindjen e Afërt e në veçanti për Israelin i pa ujë!  Një pjesë e rëndësishme e rezervave ujore të shtetit Israelit i përkasin Turqisë.
Në anën tjetër Turqia dita ditës po vjen duke u mëvetësuar si faktor Sovran në industri, si strateg rival ball botës perëndimore, tani jo si konsumues por si prodhuesë i barabartë në tregun e armatimit, të teknologjisë shkencore dhe atë astronomike me zhvillim marramendëse pas Kinës dhe Indisë.

Populli turk pas tentimt të grusht shtetit po konsolidohet dhe bashkë me Erdoganin është më e fuqishme se kurrë duke synuar drejt qëllimit 2023 duke u liruar nga zinxhirët shekullor !!

Bota Perëndimore nuk mund të pranoj dhe të onepsoj këtë dukuri se ajo realisht më nuk paraqet forcë ekonomike dhe ushtarake siç pretendonte të bëhet duke vazhduar të fusë botën në kaos që pas saj sërish të kontrolloj duke e plaçkitur atë. Por fatmirësisht ajo nuk është duke ndodhur!!!
Kështu pas LDB-së, Gjenerali Amerikan Georg Smith Patton u shpreh; “Luftë do të thotë – Plaçkitje”!! Ky është synimi i Botës Perëndimore sot !!!
Shekulli Agency