Çavushoglu: Në Srebrenicë është vrarë dinjiteti njerëzor

“Kjo dhimbje mund të vërehet në zemrat e nënave dhe sytë e etërve që kanë humbur të afërmit e tyre”, tha ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavushoglu

kot-mev-43322jpgNë Srebrenicë, 21 vite më parë u vra dinjiteti njerëzor, ndërsa dhimbja mund të shihet vetëm në zemrat e nënave, në sytë e etërve që kanë humbur të dashurit e tyre, tha sot në Potoçari në ceremoninë përkujtimore të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë, ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Turqisë Mevlut Cavusoglu.

Cavusoglu kujtoi kohën kur kryesonte me Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe përgatiste raporte rreth ngjarjeve në Srebrenicë. “Kjo nuk mund të shfaqet me të dhëna dhe shifra. Kjo dhimbje mund të vërehet në zemrat e nënave dhe sytë e etërve që kanë humbur të afërmit e tyre”, tha ai.

“Çdo konflikt që ka ndodhur në Ballkan ishte dhimbje të cilën edhe ne e kemi ndier në zemrat tona, sepse nëse Bosnja nuk është e qetë, atëherë as Turqia nuk është e qetë, për shkak se Turqia nuk mund të fle e qetë përderisa Bosnia qanë. Gjithë dhimbjen që mban Bosnja, Drina, Una dhe Neretva, është ndier dhe ndihet edhe në Turqi”, tha Çavushoglu.

Me rastin e 21-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, e cila do të mbahet mend si një njollë e zezë në historinë e njerëzimit edhe një herë u ka shprehur ngushëllime familjeve të viktimave dhe përcolli përshëndetjet e Presidentit dhe të Kryeministrit të Turqisë Recep Tayyip Erdogan dhe Binaliy Yildirim.

“21 vjet më parë në Srebrenicë është plagosur rëndë nderi njerëzor. Ky gjenocid është njollë e zezë në historinë e njerëzimit, historisë së Evropës dhe të botës. Dhimbjen e Srebrenicës edhe sot e ndiejmë në zemrat tona. Nga kujtesa jonë nuk mund të shlyhen fjalët e një fëmiu boshnjak ‘Nënë, vallë ushtarët fëmijët e vegjël i vrasin me plumba të vegjël?’, ashtu që kjo dhimbje kurrë më të mos përsëritet. Ne nuk e kemi harruar dhe kurrë nuk do ta harrojmë Srebrenicën, dhe nuk do të lejojmë që ajo ndonjëherë të harrohet. Ata që kanë vrarë njerëz të pafajshëm, duke mos patur konsideratë nëse janë fëmijë, gra, të rinj apo të vjetër, ia lë ndërgjegjes së njerëzimit. I mallkoj në emër të vendit dhe popullit tim, kurse të afërmve të viktimave u shprehi ngushëllimet më të thella”, tha Çavushoglu.

Duke kujtuar se sot do të varrosen edhe 127 viktima të gjenocidit, Çavushoglu tha se “ata sipas besimit tonë janë banorë të xhenetit, ata janë dëshmorë”.

“Stabiliteti i Bosnjë e Hercegovinës është edhe stabiliteti i Ballkanit, ndërsa stabiliteti i Ballkanit është çelës i stabilitetit, paqes dhe prosperitetit të Evropës. Në të ardhmen ne duhet ti kushtojmë më shumë vëmendje zhvillimit të rajonit, ndërsa ne si Turqi jemi të angazhuar në mbështetjen dhe zhvillimin e Bosnjë e Hercegovinës. Turqia do të jetë gjithmonë me ju. Besoj se Srebrenica shkëlqen me shkëlqimin e argjendit, ashtu siç e ka emrin e saj”, ka thënë Çavushoglu.

Shekulli Agency