MUHAMMEDI A.S.

kul-54666-33332-766Muhammedi a.s. ka ardhur për ta zbatuar planin për shpëtimin e njeriut, kurse Iblisi ka vendosur që ta sigurojë gjoja të drejtën e tij për ta sunduar botën. Ai ia ka arritur që ta fus idhujtarinë në të gjitha viset botërore, përveç në Meke dhe Medine. Muhammedi a.s. ka ardhur në këtë vend për ta pastruar shtëpinë e Zotit nga idhujtë e shumtë. Aty ka luftuar dy fuqi të cilat kanë pretenduar se kanë të drejtë për ta vendosur pushtetin. Muhammedi a.s. i ka hapur krahët e dashurisë dhe i ka thirrur të gjithë njerëzit që në të kanë dashur ta gjejnë faljen dhe paqjen. Çetat e errësirës e kanë parë se nuk e kanë pushtetin e pakufishëm dhe e kanë kuptuar se pushteti i tyre së shpejti do të shkatërrohej, në qoftë se misioni i Muhammedit a.s. do të ketë sukses. Iblisi është çartur si luan i lidhur dhe plotë mllef e ka shprehur fuqinë e vet mbi trupat dhe shpirtërat e njerëzve.
Fakti se këta njerëz kanë qenë të rrethuar nga shpirtërat e këqijë (djajtë) shprehet qartë në Kur’an. Njerëzit e torturuar në këtë mënyrë nuk kanë vuajtur vetëm nga sëmundjet natyrore. Muhammedi a.s. e ka kuptuar plotësisht se me kë ka punë: e ka shquar drejtpërsëdrejti praninë dhe veprimin e shpirtërave të këqijë.
Faktet Kur’anore për shërimin e njerëzve të çmendur japin dëshmi të qarta për numrin, fuqinë dhe të keqen e tyre ashtu si dhe për fuqinë dhe mëshirën e Zotit. Këta njerëz të sprovuar, të stërmundur që asgjë nuk mund t’i frenonte që kërcëllenin me dhëmbë, që nxjerrnin shkumë nga goja, çarteshin dhe e çanin ajrin me britmat e tyre, e gjymtonin vetveten dhe ishin të rrezikshëm për ata që donin t’u afroheshin. Trupat e tyre të përgjakur dhe të gjymtuar dhe arsyeja e tyre e turbulluar, djajve zullumqarë ia ofronin një skenë të këndshme. Një shpirt i keq i cili sundonte mbi këta shpirtëra të përvuajtur kishte thënë:” quhem legjion; sepse jemi shumë” Në ushtrinë romake legjioni përbëhej prej 3000 – 5000 njerëz. Edhe ushtria e Iblisit është e ndarë në njësitë më të vogla, dhe një çetë të cilës i kishin takuar këta djajë nuk ishte më e vogël se një legjion.

Pregaditi: Eroll Velija

Shekulli Agency