Operacione kundër terrorizimit në Diyarbakır të Turqisë

Në rajonin Lice të qytetit Diyarbakır të Turqisë janë ndërmarrë operacione kundër organizatës terroriste PKK dhe kundër drogës, burimit financiar më të madh të organizatës

kot-ter-pkk-jpgNë operacionet e ndërmarra në rajonin Lice të qytetit Diyarbakır të Turqisë kundër organizatës terroriste PKK dhe kundër drogës, burimit financiar më të madh të organizatës, u konfiskuan afërsisht 20 tonë nitrat amonit të përgatitur e të gatshëm për të shpërthyer si dhe 22 automjete nga të cilat shumica luksoze që janë vlerësuar se do të përdoreshin për sulmet me bomba nga terroristët.

Në rajonin Lice dhe zonat përreth në qytetin Diyarbakir kanë përfunduar operacionet e ndërmarra me 24 njësi të Komandës së 7-të Kolordu të qytetit Diyarbakır në zonat malore dhe pyjore për neutralizimin e terroristëve ku vlerësohet se në këto zona ndodhen edhe drejtues të lartë të organizatës. Operacionet kanë nisur për shkatërrimin e bunkerëve, strehimoreve, depove të organizatës si dhe asgjësimin e hapësirave të mbjella me bimë narkotike të cilat janë edhe burim financiar për organizatën.

Shekulli Agency