Në raportin e publikuar sot, UNICEF thekson se gjatë 18 muajve të fundit numri i fëmijëve në Irak të cilët janë të rrezikuar nga vdekja apo shfrytëzimi është rritur për 1.3 milionë
Rreth 3.6 milionë fëmijë irakianë kërcënohen nga “rreziqet serioze” nga vdekja, lëndimi, dhuna seksuale, rrëmbimi dhe rekrutimi në grupet e armatosura, njoftoi Fondi Ndërkombëtar për Fëmijë të Kombeve të Bashkuara (UNICEF), dhe u bëri thirrje palëve ndërluftuese që të mbrojnë të drejtat e tyre.
Në raportin e publikuar sot, UNICEF thekson se gjatë 18 muajve të fundit numri i fëmijëve në Irak të cilët janë të rrezikuar nga vdekja apo shfrytëzimi është rritur për 1.3 milionë. “Iraku për fëmijët është vendi më i rrezikshëm në botë”, paralajmëron UNICEF.
Në raport theksohet se prezenca e organizatës terroriste DAESH në veri dhe perëndim të Irakut dhe operacionet ushtarake kundër tyre, kanë pasur “ndikim katastrofal” mbi fëmijët irakianë prej të cilëve 4.7 milionë u nevojitet ndihmë humanitare.
/AA/