Policia arrestoi sot shtetasin Jurxhin Kulla, pasi kundërshtoi punonjësit e policisë në komisariatin e Korçës.
Në fakt, nga foto e mëposhtme duket se Kulla është masakruar nga policia. Ky nuk është rasti i parë i dhunës ndaj të rinjve nga policia.
Kundërshtimi ndaj forcave të rendit dënohet sipas ligjit, por kjo nuk i jep të drejtës askujt të masakrojë qytetarët, edhe nëse janë në shkelje të ligjit, si në rastin konkret.
Ky është një akt kriminal i disa uniformave blu ne Korçë të cilat janë rikthyer prej pak kohesh në detyrë. Më shumë se policë, duket të jenë banditë me uniformë dhe militantë të emëruar për shpërblime politike.