Turqia fitoi kundër Francës në tenderin e nëndetëseve

Sipas lajmit të gazetës “Star”, industria e mbrojtjes së Turqisë, që vitet e fundit ka korrur sukses në shumë punime të prodhimeve dhe inxhinierisë vendore, është duke mbledhur frytet edhe në suksesin e fushës së eksportit.

nen-turTenderin e hapur nga Ministria e Prodhimit të Mbrojtjes së Pakistanit për modernizimin e nëndetëseve e fitoi Turqia kundrejt firmës franceze që kishte ndërtuar nëndetëset.

Kështu që Turqia për herë të parë do të bëjë eksport inxhinierie në një fushë që kërkon një teknologji të avancuar si ajo e nëndetëseve.

Në projektin që do të zhvillohet në një kantier lokal në Pakistan për veprimet e modernizimit, nëndetësja e parë do të dorëzohet pas 48 muajsh.

Nëndetëset e tjera pritet të modernizohen me 1 vit diferencë nga njëra tjetra.

/trtshqip/

Shekulli Agency