TIKA ofron ndihmë për klinikën veterinare të Tiranës

tika-5444Agjencia Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) ka dhuruar pajisje mjekësore për klinikën veterinare të bashkisë së Tiranës, ku dorëzimi i tyre është bërë sot.

Me rastin e dorëzimit të tyre klinikën sot e ka vizituar ambasadori i Turqisë në Tiranë, Hidayet Bayraktar dhe koordinatori I TIKA-s në Tiranë, Prof. Dr. Birol Çetin. Gjatë vizitës Emre Aslan, një doktor veteriner nga Turqia iu ka dhënë detaje për këtë klinikë të pranishmëve.

Pas vizitës në ambientet e kësaj klinike, Çetin në një prononcim për AA tha se në bazë të kërkesës së këtij institucioni TIKA i ka ofruar ndihmë e cila konsiston në pajisje dhe materiale bazë.

Ai ka theksuar se krahas ndihmës me pajisjet, në një bashkëpunim me klinikën e bashkisë së Ankarasë do të ketë edhe një trajnim të stafit të kësaj klinike. “Në Tiranë ka rreth 10 mijë qen rrugësh dhe ky është një rrezik i lartë. Që nga hapja e klinikës deri më tani janë kontrolluar 1.500 qen. Ky është një projekt 5 vjeçar dhe ne deshëm të ndihmojmë për treguar ndërgjegjësimin në këtë fushë. Ashtu sikurse në fushat e tjera, ndihma jonë këtu do të vazhdojë”, u shpreh Çetin.

Ky projekt ka nisur në shkurt 2016, ku për herë të parë bashkia e Tiranës dhe Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit nisën sterilizimin, vaksinimin dhe matrikullimin e qenve endacakë të Tiranës. I gjithë procesi kryhet në Klinikën Veterinare të Bashkisë Tiranë, ku kryhen rreth 15 operacione në ditë. Puna kryhet nga veterinerët e bashkisë dhe 5 veterinerë vullnetarë mes të cilëve edhe veterineri turk, Emre Aslan. Projekti do të jetë 5 vjeçar pasi Tirana numëron 10 mijë deri në 15 mijë qen endacakë.

Shekulli Agency