Konjufca: Mos votoni për EULEX-in që është neutral ndaj pavarësisë

konjufcaDeputeti i Kuvendit të Kosovës nga Lëvizja Vetëvendosje, Glauk Konjufca, në lidhje me këto dy projektligje, tha se ato janë të padrejta.
Për këtë arsyem ai dha disa arsye të cilat sipas tij dëshmojnë se ky mision nuk është ën shërbim të Kosovës.

Konjufca tha se ky është misioni më i madh e më i kushtueshëm i BE-së.

“Shpallja e pavarësisë së Kosovës përmes Planit të Ahtisarit, e imponoi në Kosovë një mision për mbikëqyrje”, tha Konjufca në foltoren e Kuvendit.
“Zyrtarët ndërkombëtarë thoshin se Kosova s’kishte kapacitete për sundim të ligjit andaj duhej të vinte. Pra, prania e EULEX-it simbolizon paaftësinë e shtetit të Kosovës sepse vepron si një tutelë e tij”, tha deputeti Konjufca.

Sipas tij, për shkak të Serbisë dhe pesë vendeve të BE-së që nuk e njohin pavarësinë, EULEX-i përfundoi me status neutral.
“Kjo e ka mirëmbajtur veriun e Kosovës të ndarë Republika”.

Konjufca deklaroi se imuniteti dhe privilegjet që kanë pjesëtarët e EULEX-it, janë edhe më të mëdha sesa ato që gëzojnë stafet diplomatike.
“Por stafi i misioneve diplomatike e njohin shtetin e Kosovës kurse ERULEX-i nuk e njeh”.

“EULEX-i i gëzon krejt këto pa na njohur fare dhe kanë më shumë privilegje sesa stafet diplomatike të shteteve nacionale”, u shpreh Konjufca, i cili bëri thirrje deputetëve që të mos votojnë zgjatjen e pranisë së këtij misioni në Kosovë.

Shekulli Agency