ZHYTJA E BOTËS NË KAOS DHE LUFTË, VEPËR E PERËNDIMIT…!

savash-veliuShkruan: Savash VELIU

…Qytetërimi dhe modernizimi një forcë e madhe shkatërruese!

Analiza e ngjarjeve të mëdha në vitet e fundit, me ndërrimin e pushteteve në vendet arabe, zhytja e këtyre vendeve në kaos total, na i RIKUJTON ngjarjet e përgjakura në Ballkan, në Çeçeni e më gjërë! Po të kishin marrë përgjegjësinë ana e qeverive franceze, britanike, gjermane e amerikane në zhvillimet politike e sociale në këto vende, do të krijonte premisat për kursimin e jetëve të pafajshme në të dy anët e mesdheut. Për të arritur deri këtu, do të mjaftonte vetëm qëllimi i mirë. Por kjo nuk ndodhi !?

E gjithë kjo, shikuar në planin më cilësor të jetës së njerëzve, nuk mundet të arrihet me sistemet e derisotme, të mplakura, të rrejshme, idiotësie, të paafta, por botës dhe njerëzimit në përgjithësi i duhet një sistem i ri, sistem i drejtësisë i mbështetur në kodin të qenurit i njerëzishëm për të cilin që ma herët disa filozofë e shkrimtarë kanë paralajmëruar duke kërkuar të lindet njeriu i ri… Vetëm atëherë njerëzimi do të shpëtonte nga varfëria, luftërat e përgjakshme dhe shumë idiotësi të tjera. Kësisoj, para do kohe, Zëvendëskryeministri i Turqisë Davutogllu, në një ligjëratë para studentëve të USHT-së, tregoi se në botë dy miliardë njerëz jetojnë me nga dy dollarë në ditë, kurse nga ana tjetër me mijëra të tjerë nuk e dinë fundin e pasurive të tyre. Kjo është bota e sotme. Kush e kupton këtë “drejtësi”?!…
…Mendja është jashtë kurse Duartë i kanë Brenda…!

Nga të katër anët po goditet indi islam. Po sulmohet me program, me armën e patriotizmit ateist dhe religjionit të rrejshëm (islamit modern i amerikanizuar). Ndoshta jemi në fazën më kritike të ekzistencës sonë, sepse jemi pa gard, të dorëzuar dhe tënënshtruar në apatinë të shtruar nga politika tash e 25 vjet. Nuk i duket fundi i këtij dekompozimit…?!

Ata para 25 viteve filluan fushatën për asgjësimin e forcës njerëzore islame  në Bosnje duke zhytur popullin e pafajshëm në vdekje të dhunshme për të parandaluar hovinë e burrështetasit Alija izetbegoviq, i cili morri timonin e lidershipit të shembulloj si njeriu i ri me një duhmë të ndarjes së drejtësisë dhe mirëkuptimit mes popujve të vendit e më gjërë.

Pasi u asgjësua ky dukuri në Bosnje menjëherë kaluan në veprim atje në  Çeçeni në shuarje të shpresave çeçene për pavarësi dhe të gjetjes së njeriut të ri atje. Ata i lënë çeçenët nën mëshirën e Rusisë duke u’a likuiduar udhëheqësin e tyre shpirtëror Gjeneral Xhohar Dudajevin, një njeri vizionar dhe simbol i drejtësisë për Kaukazinë.

Kështu ndodhi paradokohe edhe në Egjiptë me Doktor Muhammed Morsin,  Presidenti i parë i zgjedhur me votat e lira të popullit, ku me bekimin e  Perëndimit u lejua që demokracia dhe vota e lirë e popullit të varroset  brutalisht. Kjo do të ndodh vetëm pse ai solli frymën e lirisë që synonte për një drejtësi të barazuar në vend dhe në rajonin e gjërë të Lindjes së Mesme!

Ky skenar tani tentohet të arrihet edhe në Turqi me tentativë si të përmbyset   vullneti i lirë i një populli paqedashës që për 13 vite dëshmoi se është pranë demokracisë dhe të njerëzishmes duke krijuar njeriun e ri Rexhep Taip Erdoganin, si shembëllim për mbarë botën dhe model të njeriut i cili ka vizion dhe aftësi për lider bote që rezaton barazi, drejtësi dhe Paqe të shumëpritur në botën e raskapitur nga ekspansionismi i pamoralshëm përplotë hipokrizi, që do të arrij të përfitoj zemrat e njerëzve të botës e jo tokatë e tyre… !

Shihet se Bota e ashtuquajtur “Demokratike”, nuk çanë fare kokën për demokracin e as për rendin në botë, por ajo vepron kundër ligjeve të natyrshmërisë së saj duke bërë çregullim dhe gjakderrdhje mbi rruzullin toksorë..!

Shekulli Agency