Kërcënohet nënkryetari i BDI-së Izet Mexhiti! MPB konfirmon rastin

mexhiti-22Izet Mexhiti i është shmangur takimit me grupë rreth 20 vetë të cilët kanë hyrë në zyrën e tij.

Nuk ka informata të sakta se nga kush përbëhet grupi i cili në mënyrë të dhunshme ka hyrë në zyrën e Izet Mexhitit. Nga MPB e kanë konfirmuar ngjarjen, por edhe nga aty nuk ka detaje se çka kërkoi grupi prej rreth 20 anëtarësh nga kryetari i Çairit. Flitet edhe për atë se në momentin kur grupi ka kuptuar se Mexhiti nuk gjindet në ndërtesën e komunës si porosi i kanë lënë një plumb, shkruan Dnevnik, media që njihet si e afërt me pushtetin VMRO – BDI.

Edhe përkundër tentimeve që të marrim vërtetim rreth ngjarjes nga Mexhiti për këtë ndodhi, kryetari dje nuk iu përgjigj telefonatave dhe as SMS porosive në lidhje me atë se kush janë ata që e kërcenuan, e as për atë se a është e vërtetë që i është lënë plumbi si porosi.
Jozyrtarisht, flitet se rasti në fjalë ka të bëj me disa biznis-interese ose për trysni për realizimin e interesave të dikujt.

As nga partia e zotrit Mexhiti nuk deshën të flasin në lidhje me hyrjen me dhunë e grupës deri tash të panjohur ne Komunën e Çairit.

Nga MPB për “Dnevnik” vërtetuan se para dy dite, një i punësuar në Komunë ka lajmëruar në polici se një ditë më parë rreth orës 11.30 në ndërtesën e komunës ka hyrë me dhunë një grupë prej 20 anëtarësh dhe janë drejtuar tek zyra e Mexhitit. Sipas policisë, pjesa më e madhe e grupit kanë qëndruar në katin e parë të ndërtesës së komunës, ndërsa vetëm dy prej tyre janë drejtuar tek kati i tretë, ku edhe ndodhet zyrja e Mexhiti. Aty ata takuan sekretareshën e cila i informoi se kryetari nuk gjindej në ndërtesë, me çka ata kanë lëshuar ndërtesën.

Disa portale transmetuan se Mexhitin në zyrat e komunës e kanë “vizituar” dy Kosovarë. Sipas portaleve, ata kërkuan nga Mexhiti të tërhiqet nga funksioni i kryetarit të komunës. Kryetarin për rastin e kanë lajmëruar anëtarë të partisë, por nuk ka informata nësë rasti është i paraqitur në polici. Portalet informojnë se dy kosovarët janë të njohur si problematik nga policia e Prishtinës. Thuhet se kosovarët janë miq të afërt të një funksionari tjetër nga Çairi dhe se vizita ka ndodhur në kohë kur janë duke ndodhur keqkuptime mes funksionareve në degën e Çairit.

Në degën e BDI-së në Çair janë paraqitur ndasi të mëdha pas protestës së 9 majit të organizuar nga Këshilli Opozitar, shkruan gazeta Dnevnik. Sipas kësaj gazete, përçarjet kanë përfshi kreun më të lartë të kësaj dege dhe se përçarje janë paraqitur edhe mes kryetarit të degës, Beqir Asani dhe kryetarit të komunës, Izet Mexhiti.

Sipas Dnevnik Mexhiti dhe Asani i kanë prishur raportet pas protestave të paradokohshme të shqiptarëve që u organizuan nga Këshilli Opozitar, ku bënë pjesë edhe Lëvizja BESA, ku kanë marrë pjesë numër i madh i qytetarëve edhe të Çairit. Flitet se Asani ka shprehur vërejtje ndaj Mexhitit se për shkak të tij BDi po humb ndikimin në Çair edhe pse gjatë rikonstruimit të fundit, pikërisht familjari i kryetarit të Çairit, Driton Ku`i është bë ministër i ri i ekonomisë. Spekulohet se nëse ndodh rikonstruim, mundet që në vendin e Ku`it të kthehet paraardhësi i tij, Bekim Neziri, i cili është shef i shtabit zgjedhor të BDI-së. Edhe krahas tentimeve për të konfirmuar këto informata për grindje mes tyre, Mexhiti dhe Asani nk u përgjigjen në thirrjet tona e as në porositë SMS”, shkruan “Dnevnik”, që njihet si medium me burime të besueshme brenda BDI-së.

Shekulli Agency