Turqi, në sulmin terrorist në Midyat 2 të vdekur dhe 23 të plagosur

Si pasojë e një sulmi terrorist me autobombë në Midyat humbën jetën dy persona ndërsa 23 të tjerë u plagosën

kot-sulm-turSi pasojë e një sulmi terrorist me një autobombë ndaj Drejtorisë së policisë në rajonin Midyat të qytetit Mardin në Turqi, humbën jetën dy persona nga të cilët një është punonjës policie, ndërsa u plagosën 23 të tjerë, raporton (AA).

Sipas informacioneve të marra terroristët kanë kryer një sulm me autobombë ndaj Drejtorisë së policisë e cila ndodhet në lagjen Bahçelievler, ku sipas të dhënave paraprake mësohet se kanë humbur jetën dy persona nga të cilët një është punonjës policie, ndërsa janë plagosur 23 të tjerë duke përfshirë edhe civilë.

Ndërsa vihet në dukje se të plagosurit janë dërguar në spitalin shtetëror në Midyat dhe në spitalet e tjera përreth rajonit ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e Drejtorisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe të Emergjencave (AFAD).

Vendi i shpërthimit është një zonë që frekuentohet shumë edhe nga civilët. Nga shpërthimi janë dëmtuar shumë ndërtesa përreth.

Shekulli Agency