Diplomatja shqiptare letër të hapur: Më kanë lënë pa rrogë

kot-Zoto-5444Këshilltarja e Shqipërisë në Misionin dilomatik pranë OKB-së, Blerina Zoto, thotë se prej tre muajsh i është ndërprerë rroga për shkak të një mosmarrëveshje midis Ministrsë së Jashtme dhe Ministrisë së Mirëqenies Sociale, nga e cila varet.

Në letrën e saj të hapur, publikuar në “Panorama”, ajo sqaron se i është ndërprerë siguracioni i detyrueshëm që merr një i punësuar jashtë vendit. Agjencia imobilare ku ambasada paguan qiranë, i ka kërkuar Zotos të paguajë banesën ose të largohet, pasi nuk është paguar qiraja.

Zoto ka një mandat 4 vjeçar, të cilën e ka marrë në proll të vitit 2015, por në mënyrë të pakuptueshme asaj i është komunikuar se nuk ka më para për ta mbajtur në punë.

Ajo shprehet se ka ardhur në Tiranë për tu takuar me ministrat Blendi Klosi e Ditmir Bushati, por asnjë prej tyre nuk e ka pritur.

Shekulli Agency