Ibrahimoviç trondit Francën: Ngjarje shumë tragjike po përjetohen në Paris

“Ngjarje shumë tragjike po përjetohen në Paris…” Këto fjalë kanë dalë nga goja e futbollistit me famë botërore, Zlatan Ibrahimoviç, yll i kombëtares suedeze dhe i klubit francez, PSG.

ibra-5433“Ngjarje shumë tragjike po përjetohen në Paris…”

Këto fjalë kanë dalë nga goja e futbollistit me famë botërore, Zlatan Ibrahimoviç, yll i kombëtares suedeze dhe i klubit francez, PSG.

Ibrahimoviç vlerësoi grevat dhe protestat masive në Francë gjatë një pauze në kampin e kombëtares së Suedisë, e cila po vijon fazën përgatitore për Kampionatin Evropian të Futbollit (EURO 2016), që do të organizohet në Francë mes datave 10 qershor – 10 korrik.

“Ngjarje shumë tragjike po përjetohen në Paris. Incidentet u përshkallëzuan, ushtria ndërhyri për t’i parandaluar ato dhe për të marrë situatën në kontroll. Shpresoj që të mos ketë ngjarje të këqija gjatë kampionatit”, tha 34-vjeçari me origjinë boshnjake në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve.

Sakaq, sindikatat në Francë kanë bllokuar sot një aeroport, ndërkohë që në vend vazhdojnë grevat dhe protestat kundër reformës në Kodin e Punës.

Një grup i udhëhequr nga konfederata më madhe e sindikatave franceze të punëtorëve (CGT) ka bllokuar rrugët drejt Aeroportit “Clermont-Ferrand Auvergne”, në komunën Aulnat, vetëm 6 km nga qendra e qytetit Clermont-Ferrand.

Mediat franceze dhe ato ndërkombëtare vazhdojnë të bëjnë një vesh shurdh e një sy qorr në lidhje me ngjarjet, me përjashtim këtu të gazetës “Le Figaro”, e cila pohoi se turistët kanë ndryshuar preferencat e tyre për shkak të protestave.

Sipas lajmit të ditores me seli në Paris, “turistët nuk po vijnë më, ndërsa ata që vijnë arratisen sy sytë këmbët” si pasojë e grupeve protestuese kundër reformës në Kodin e Punës, që nxjerr vështirësi shtesë për punëtorët në Francë.

Një grevë hekurudhore pa afat ka nisur në këtë shtet vetëm 9 ditë para fillimit të Kampionatit Evropian të Futbollit (Francë 2016). Sipas kompanisë shtetërore të hekurudhave (SNCF), në funksion do të jenë 60% e trenave të shpejtë dhe 33% e shërbimeve të tjera hekurudhore.

Sindikatat janë hedhur në grevë për ndryshimet në oraret e punës, ndërkohë që lëvizja e sektorit hekurudhor vjen teksa vendi përballet prej ditësh me trazira në lidhje me reformimin e legjislacionit të punës.

Pavarësisht protestave dhe grevave masive, Presidenti francez, Francois Hollande, tha se reformat do të miratohen. Greva e hekurudhave i shtohet reagimit të premtuar të sindikatave, ndërsa problemet për qytetarët vetëm sa do të shtohen për sa i takon transportit, pasi edhe sindikata e pilotëve do të ndalojë punën në datat 3-5 qershor.

Qytetarët francezë kanë shprehur mbështetjen e tyre për protestuesit, të cilët sipas tyre kanë kërkesa të drejta, por situata po zgjat shumë dhe pengesat janë të konsiderueshme në jetën e përditshme.

Paralelisht me grevat në transport, në Francë po zhvillojnë greva edhe operatorët e grumbullimit të mbeturinave dhe nënkupton kazanë të mbushur plot dhe plehra në rrugë.

Grevat kanë ndaluar gjithashtu rafineritë e naftës dhe shpesh në stacionet e karburantit verifikohen radhë të gjata.

/TRT/shqip/

fransa polisi.jpgfransa'daki polisi şiddeti.jpgfransa'da polisi şiddeti.jpgfransa protesto.jpgfransa ptotestoları.jpg

Shekulli Agency