Çfarë do t’i thonit nënës suaj, po të duhej të zgjidhni vetëm një fjali?!

nen-222-54444Të jemi te qartë: nëna juaj është e shkaku i ardhjes suaj në këtë botë, dhe ato bëjnë shumë më tepër se sa lindja dhe ushqimi i fëmijëve…

Portali SoulPancake shpalli anketën e bërë me kalimtarët rreth nënave të tyre. Çdo individë rreth nënës së tij fliste në një mënyrë të butë dhe të sjellshme – ndërsa disa i kishin nënat e gjalla e disa jo.

Të anketuarit pyeteshin: “Nëse duhet të zgjidhni një gjë, çfarë do t’i thonit nënës suaj?”

“Përgjigjet ishin nga më të ndryshmet:

“Nënë e dashur, pa ty nuk do të isha as gjysmë njeriu nga ajo që jam sot.”

“Nënë, më mungon drekimi me ty.”

“Nënë e dashur, do të doja ta kuptoja më mirë sëmundjen tënde dhe të isha pak më i durueshëm. Të dua.”

“Nënë, tani e kuptojë se sa rëndë e ke pas të na sigurosh fëmijëri të mrekullueshme. Të dua.”

Çfarë do t’i thoni ju nënës suaj?

Thoni që e doni!

Edhe krahas gabimeve të mundshme, nëna e juaj me siguri ka vepruar më së miri që di. Asnjë nënë nuk është e përkryer, por çdonjëra prej tyre pa masë e do fëmijën e vet.

Nënat na mësojnë shpresën, fenë, besueshmërinë, aventurat, vetëbesimin, dashurinë, dhënien, mësimin… Ato na puthin para gjumit, na fshijnë lotët, i përzënë “përbindëshat që jetojnë nën krevat”, na mësojnë t’i përballojmë sfidat…

Nënat paraqesin fenerë shpëtues për fëmijët e vet – pa marrë parasysh se sa vjet kanë fëmijët e tyre. Nuk ka mënyrë adekuate si t’i shpaguheni nënës suaj rreth të gjitha gjërave që i kanë bërë për ju: përcjellja për në shkollë, ndihmesa e kryerjes së detyrave të shtëpisë, gatimi dhe pastrimi i përditshëm; por një gjë me siguri mund ta bëni – mundohuni që nëna e juaj të ndjehet e dashur dhe respektuar.

Thoni që e dashuroni shumë, dëshmoni atë me vepra dhe bëne krenare që jeni rritur nën mbikëqyrjen e saj.

FamilyShare

Përktheu: Lutfi Muaremi

/islampress/

Shekulli Agency