Ministri Yildirim, “Të gjithë duhet ta dinë se AK Partia është parti ideali”

Yildirim-766Zëvendës kryetari i Përgjithshëm dhe zëdhënësi i AK Partisë (Partia për Drejtësi dhe Zhvillim) Omer Çelik, njoftoi se në Kongresin e 2-të të Jashtëzakoshëm të Partisë AK që do të mbahet më 22 maj ministri i Transportit, Çështjeve Detare dhe Komunikacionit Binali Yildirim do të jetë kandidat për kryetarit të Përgjithshëm të AK Partisë.

“Me një konsensus të madh është kandidat për postin e kryetarit të Përgjithshëm të AK Partisë një mik shumë me vlerë i cili është deputeti ynë i Izmirit dhe ministër i Transportit, Çështjeve Detare dhe Komunikacionit Binali Yildirim”, tha Çelik.

– “Është nderi më i lartë të shihesh i denjë si kandidat për kryetar të përgjithshëm”

Kandidati për postin e kryetarit të Përgjithshëm të AK Partisë, Yildirim tha: “Është nderi më i lartë të shihesh i denjë si kandidat për kryetar të përgjithshëm të AK partisë për të cilën si një prej themeluesve të saj kanë qenë gjithmonë krenar, por në të njëjtën kohë është edhe një përgjegjësi e madhe”.

“Të gjithë duhet ta dinë se AK Partia është një parti ideali. Ajo është partia e ndërtimit të së ardhmes së popullit. AK Partia është një parti e cila duke mbrojtur të kaluarën ecen drejt të ardhmes”, tha Yildirim.

/AA/

Shekulli Agency