Zaev takon ambasadorin Solendil: Nëse ka vullnet, zgjidhje mund të ketë

solendill-700x380Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar takim me ambasadorin e Turqisë, Omur Solendil, të cilin e ka informuar për rrjedhën e bisedimeve me diplomatëve me qëllim gjetjen e zgjidhjes për krizën politike.

Zaev, ka theksuar se ekziston mundësia ligjore dhe kushtetuese që të konvokohet Kuvendi i Maqedonisë,  si dhe të tërhiqet vendimi i Ivanovit për abolimin e politikanëve. Ai gjithashtu ka shtuar se nëse ekziston vullnet politik shumë shpejt mund të gjendet zgjidhja.

Ambasadori Solendil theksoi se Turqia i ndjekë ngjarjet politike në Maqedoni dhe shfaqi shpresë se do të respektohet zgjedhja e popullit në zgjedhjet që do të mbahen në pajtim me rregullat dhe parimet demokratike të drejtësisë.

“Është e rëndësishme, me dialog, në kuadër të rregullave demokratike dhe sundimit të drejtësisë, me zgjedhje fer dhe transparente të gjendet zgjidhje për tensionin politik”, ka thënë ambasadori Solendil.

/SHENJA/

Shekulli Agency