Edhe Tetova proteston sonte

protestat-tet-pgSonte në orën 19:00 qytetarët e Tetovës për herë të tretë do të dalin në protestë kundër vendimit të presidentit Ivanov për të falur politikanët ndaj të cilëve është nisur procedurë gjyqësore.

“Të bashkuar nën parullën ‘Protestoj’, protestojmë kundër vendimit për falje të presidentit Ivanov, protestojmë kundër shfuqizimit të shtetit ligjor”, thuhet në thirrjen për protestë.

Protesta do të filloj para ndërtesës së Gjykatës Themelore në Tetovë.

Shekulli Agency