Medreseja “Isa Beu” përcjell gjeneratën e 7 të vajzave

333.kotMe datë 05,05,2016 në oborrin e paraleles së vajzave të medresesë së mesme Islame “Isa Beu” në Shkup, në oborrin e Kapan Anit u mbajt solemniteti i maturimit të gjeneratës së 7 të vajzave.

Dy paralele me 48 nxënëse përfunduan vitin e katër në këtë medrese. Atmosfera ishte shumë mjaft interesante, nxënëset me mësueset e tyre kishin përgatitur një program modest manifestiv, ku foli kordinatoreja e paralelës së vajzave dhe drejtori gjeneral i Medreses së “Isa Beut”, Ibrahim Idrizi.

Ai në fjalimin e tij përmendi rëndësinë që ka Feja Islame dhe se depërtimi i tij në zemrat dhe shpirtat e njerëzve është më i madh se sa depërtimi i forcave që kanë zhvillimin teknologjik dhe ekonominë në dorë. Këto 48 margaritarë do të shkëlqejnë vazhdimisht ku do që do të jetojnë.

Si nxënëse e gjeneratës u zgjodh Hadixhe Selimi, e bija e hoxhës së mirënjohur nga Shkupi imamit Ferid Selimi, e cila në fjalimin e rastit tha: se neve Allahu na e ka dashtë të mirën pasi që na ka sjellë të mësojmë fenë, sepse Muhamedi, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, ka thënë: “Kujt ia do Allahu të mirën, ia mëson fenë”. Dhe se këtë nurë që e kemi marrë në medresenë tonë do ta bartim me ne në jetën tonë dhe do ta përhapim ku do që shkojmë.

Ky kontribut dëshmon kujdesin dhe interesimin e madh që ka Bashkësia Islame për edukimin dhe avancimin e çështjes së femrës shqiptare. E që nesër këto femra do të jetën edukuese të gjeneratave por edhe shembull në çdo lëmi që do të studiojnë.

13124804_1751116045132171_2069718289925205226_n

Shekulli Agency