Franca ushtron presion vendeve afrikane për interesat e veta

Mediat e Afrikës akuzojnë Francën për mbështetje të liderëve autoritarë

fran-presLiderët e sapo zgjedhur të vendeve të Afrikës vizitën e tyre të parë e bëjnë në ish fuqinë kolonizuese, Francë. Këto vizita konvencionale tregojnë që vendet afrikane nuk e kanë ndërprerë lidhjen e tyre plotësisht me ish vendet kolonialiste, shkruan Anadolu Agency (AA).

Patrice Talon, pasi mori 65.37 për qind të votave në Benin në zgjedhjet e 20 marsit menjëherë më pas më 26 prill zhvilloi një vizitë zyrtare në Francë. Ky veprim solli në vëmendje edhe njëherë vizitat për të “marrë një aprovim” të liderëve të sapo zgjedhur të vendeve afrikane në ish vendet kolonialiste.

Faustin Archange Tuadera i cili fitoi zgjedhjet në Republikën e Afrikës Qendrore me 62.69 për qind vizitën e tij të parë zyrtare e zhvilloi në Francë më 20 prill.

Marc Christian Kabore i cili erdhi në pushtet më 29 nëntor duke fituar 53.46 për qind, më 4 prill zhvilloi një vizitë zyrtare në Francë.

 -“Franca ushtron presion vendeve afrikane për interesat e veta”

Lucien Pambou, Profesor në Universitetin 13 Paris dhe njëkohësisht anëtar i bordit të publikimit të revistës, Geopolitique Africaine, në një deklaratë për gazetarin e AA-së ka nënvizuar se mes Francës dhe vendeve afrikane ka lidhje historike të cilat nisin nga kolonizimi francez i këtyre vendeve. “Franca për interesat e veta në kontinentin afrikan është e detyruar ti mbajë marrëdhëniet mirë dhe në një farë mënyre mundohet ti mbajë nën dorë” thotë ai në fjalën e tij.

Duke tërhequr vëmendjen se liderët të cilët nuk mund të integrohen me këtë sistem nuk kanë arritur të rrinë në pushtet, Pambou thotë në vazhdim se që nga vitet 1960 kur vendet afrikane filluan të fitojnë pavarësinë, në Francë është formuar një tryezë që merret vetëm me çështjet e vendeve të Afrikës. Edhe momentalisht marrëdhëniet mes Francës dhe vendeve të Afrikës drejtohen nga kjo tryezë.

Pambou në fjalën e tij tha gjithashtu se të gjithë faktorët ekonomikë dhe politikë për këtë arsye janë detyruar të ecin përpara nën ndikimin e fuqisë së Francës.

Mediat e Afrikës akuzojnë Francën për mbështetje të liderëve autoritarë

Shekulli Agency