Incident në Detin Baltik, avioni rus i afrohet atij amerikan

avi-rus-6555Një avion rus ka provokuar avionin vëzhgues amerikan i cili ka qenë duke fluturuar mbi ujërat ndërkombëtare të Detit Baltik, thuhet në njoftimin e Pentagonit.

“Më datën 29 prill, avioni rus SU-27, ka shkelur mbi ujërat ndërkombëtarë të Baltikut rregullat profesionale dhe ato të sigurisë duke provokuar avionin amerikan RC-135, i cili ka qenë duke kryer një fluturim rutinor”, konfirmohet nga informacionet e Pentagonit.

Siç theksohet më tej, avioni rus i ishte afruar atij amerikan në një distancë prej vetëm 7.5 metra.

Zëdhënësja e Pentagonit, Laura Seal, shprehu shqetësimin për veprimin e tillë të avionëve luftarak rus, ku ka shtuar se asnjë avion amerikan nuk ka shkelur hapësirën ajrore ruse në Detin Baltik.

Rikujtojmë se një javë më parë në Detin Baltik ndodhi një incident në të cilin një avion rus provokoi anijen luftarake amerikane “USS Donald Cook”. “Kishim mundësitë që qëllojmë avionin rus”, tha atëherë kryediplomati amerikan, John Kerry.

Shekulli Agency