Davutoglu: “Do të vazhdojmë qëndrimin tonë të vendosur në luftën kundër terrorizmit”

Ahmet-DavutogluKryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, para nisjes për një vizitë zyrtare në Katar, në një deklaratë për mediat ka pohuar se sulmet terroriste nuk do të mund të jenë shkak që Turqia të hedhë hapa pas në vendosmërinë e luftës kundër terrorizmit.

Davutoglu, duke theksuar se ky sulm është ndaj popullit, shtetit dhe qetësisë së Turqisë, u shpreh se: “Kudo dhe si do që të jetë, ne do të vazhdojmë qëndrimin tonë të vendosur në luftën kundër terrorizmit.”

Kryeministri i Turqisë ka pohuar se personi që hodhi veten në erë ka vdekur si dhe vuri në dukje se asnjë i plagosur nuk është në rrezik për jetën. Davutoğlu ka falënderuar popullin turk për durimin dhe qëndrueshmërinë ndaj këtyre sulmeve terroriste.

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me ministrin e Punëve të Brendshme dhe prefektin e Bursës. Puna për identifikimin e sulmueses dhe organizatës terroriste që qëndron pas saj do të vazhdojë deri sa të zbulohen të gjitha lidhjet”, është shprehur Davutoglu.

Gjithashtu, Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka telefonuar ministrin e Brendshëm, Efkan Ala dhe ka marrë informacion mbi sulmin terrorist të ndodhur në qytetin e Bursës

Shekulli Agency