Shkup, vazhdojnë protestat kundër vendimit të Presidentit Ivanov

Në vazhdën e të ashtuquajturës “Revolucioni laraman”, ata sulmuan me ngjyrë fotografinë e Ivanovit dhe Gruevskit, ndërkohë u dogjën edhe disa fotografi të tyre

pro-shkup-6555Mijëra qytetarë të organizuar nga dhjetëra organizata joqeveritare, edhe sonte protestuan në rrugët e Shkupit kundër vendimit të Presidentit Gjorgje Ivanov, për faljen e politikanëve nga ndjekja penale.

Ata me sloganin “Nuk ka drejtësi, nuk ka qetësi” shprehen se lufta e tyre politike mbetet nëpër rrugë deri atëherë kur Ivanov do të tërheq vendimin për falje dhe do të dorëhiqet nga posti i presidentit. Në të njëjtën kohë, protestuesit kërkojnë edhe anulimin e zgjedhjeve për datën e përcaktuar më 5 qershor, sepse sipas tyre nuk ka mbetur kohë që deri në atë datë të krijohen kushtet për mbajtje të zgjedhjeve të lira dhe demokratike.

Protestuesit edhe sonte janë mbledhur para ndërtesës së Prokurorisë Speciale Publike në shenjë mbështetje për punën e saj dhe vazhduan drejt Kuvendit të Maqedonisë, ku aktivistët e organizatave joqeveritare mbajtën fjalime.

Pas fjalime, protestuesit përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme vazhduan drejt ndërtesës së Qeverisë së Maqedonisë, ku ishin vendosur fotografitë e Presidentit Ivanov dhe liderit të partisë në pushtet, Nikolla Gruevski. Në vazhdën e të ashtuquajturës “Revolucioni laraman”, ata sulmuan me ngjyrë fotografinë e Ivanovit dhe Gruevskit, ndërkohë u dogjën edhe disa fotografi të tyre.

Përveç qytetit të Shkupit, protesta të ngjashme mbahen edhe nëpër qytete të tjera të Maqedonisë, ndërkohë për ditët në vijim paralajmërojnë se do të organizohen edhe protesta më masive.

Shekulli Agency