Kalın: Dënojmë veprimet që tentojnë të nxjerrin të pastër terrorizmin

İbrahim-KalınZëdhënësi i Presidencës së Turqisë, İbrahim Kalın, në një konferencë për shtyp në rezidencën presidenciale ka bërë disa deklarata dhe i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në lidhje me çështjet në rendin e ditës.

Kalın në fjalën e tij u shpreh se: “Unë do të doja të shpreh se nuk e pranojmë dhe i dënojmë në mënyrë të qartë të gjitha aktivitetet që kryhen në drejtimin e përpjekjeve për të nxjerrë të pastër me arsyetime të ndryshme terrorizmin e PKK-së dhe të të gjitha llojeve të tjera të terrorizmit”.

– “Mbështetje indirekte e dhënë ndaj propagandës së terrorizmit”-

Në lidhje me prononcimin që Cemil Bayık një prej krerëve të organizatës terroriste ka dhënë tek BBC-ja Kalın ka theksuar se këto përpjekje për të nxjerrë si të pastër organizatën terroriste nuk kanë lidhje me gazetarinë.

“Kjo nuk është asgjë tjetër veçse një mbështetje indirekte e dhënë ndaj propagandës së terrorizmit. Rikujtoni pak një ngjarje të ngjashme për sulmin terrorist në metro në vitin 2007 në Angli dhe le ta supozojmë se një agjenci lajmesh e financuar nga taksat e një vendi tjetër do të venin e do të kryenin një intervistë të ngjashme me anëtarët e organizatës terroriste Al-Kaida dhe sikur të përpiqej që të tregonte si një aktor të arsyeshëm dhe legjitim personin në krye të asaj organizate terroriste, pyes vallë çfarë reagimi do të mbanin këto vende, këto agjenci të lajmeve? Këtu përballemi me një situatë të ngjashme. Takimet e këtij zëdhënësit të PKK-së me këtë lider apo atë lider dhe më pas përpjekjet për të imponuar sikur këto thënie të organizatës PKK janë kërkesa të arsyeshme dhe legjitime nuk janë asgjë tjetër veçse mbështetje indirekte e dhënë ndaj propagandës terrorizmit”.

– Në operacionet anti-DAESH janë arrestuar 954 persona-

Ndër të tjera Kalın duke tërhequr vëmendjen se janë deportuar mbi 3 mijë e 300 të huaj të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste DAESH u shpreh se: “Që nga dita e sotme është vendosur ndalimi i hyrjes në vendin tonë ndaj 41 mijë personave shtetas të huaj. Këto janë persona të cilët dyshohen për lidhje me organizatën terroriste DAESH. Sërisht në kuadër të këtij procesi grupet tona të analizës kanë kontrolluar 9 mijë e 500 të huaj dhe mbi më shumë se 2 mijë prej tyre nuk iu është dhënë leje për të hyrë në vendin tonë. Gjithashtu në kuadër të operacioneve kundër DAESH-it të ndërmarra në vendin tonë janë ndaluar në total 2 mijë e 770 persona nga të cilët 1 mijë e 232 prej tyre shtetas të huaj dhe ku për 954 prej tyre janë arrestuar dhe kanë nisur proceset gjyqësore”.

– “Në një kohë të afërt është planifikuar një kontakt i ri me Izraelin”-

Kalın ka vënë në dukje se negociatat në vazhdim me Izraelin kanë ardhur drejt fazës së fundit dhe ka shtuar më tej se: “Ka një negociatë që vazhdon në kuadër të kushteve të vendosura nga Turqia. Tashmë ndodhemi në fazën e fundit të kësaj. Në një kohë të afërt është planifikuar një kontakt i ri. Ashtu siç e dini pasi të arrihet dakordësimi përfundimtar mbi dy pikat e fundit që kanë të bëjnë me dëmshpërblimin dhe bllokadën, planifikohet nënshkrimi i marrëveshjes dhe fillimi i procesit të normalizimit të marrëdhënieve”.

Shekulli Agency