Turqi, humbin jetën dy ushtarë nga sulmi i PKK-së

kot-8777Dy ushtarë në Turqi kanë rënë dëshmorë dhe tre të tjerë janë plagosur si pasojë e shpërthimit të një bombe të vendosur në skajet e një rruge nga ana e organizatës terroriste PKK.

Ngjarja ka ndodhur të hënën në qarkun Nusaybin të provincës Mardin, thanë burime anonime nga forcat lokale të sigurisë.

Sipas po të njëjtave burimeve , ushtarët e plagosur janë dërguar me urgjencë në spitalin Shtetëror në Nusaybin.

PKK-ja është në listën e organizatave terroriste në Turqi, SHBA dhe BE. Aktivitetet e kësaj organizate u intensifikuan në korrik të vitit të kaluar, kurse forcat turke të sigurisë që nga mesi i dhjetorit të vitit të kaluar janë duke kryer operacione gjithëpërfshirëse anti-terroriste në të gjithë Turqinë, me theks të veçantë në juglindje të vendit.

Shekulli Agency