VDEKJE E GJALLË APO JETË E VDEKUR

kultur-546666pgÇ’është kjo punë që vjen një ditë dhe gjumi s’ka fund?
Kush na merr pa trokit dhe guxon të na jap fund?
Kush je ti që guxon të marrësh një jetë që na e dha vet Zoti i Pafund?
Apo të dërgoi vet i Gjalli Pafund?

A jemi të gjallë që po vdesim, apo ishim të vdekur që do ringjallemi diku?
Ti s’ përgjigjesh por vetëm të ve në gjumë?!
Pse na shfaqesh vetëm ditën kur me ne mbaron punë?
Mister, errësirë, e papritur dhe vuajtje në gjumë?!
Ne flemë që të jetojmë, ndërsa ti na vdes me gjumë?!

Pse i prish planet, shkencën, teknologjinë dhe i merr të gjithë pa pyetur shumë?
Nëse vdesim, në hënë, në mars apo në univers, ti na gjen dhe nuk vonohesh kurrë?
Kush ta dha gjithë këtë fuqi për të na vënë kaq thjesht në gjumë?
A je s’mundja që të vret, apo je ilaçi që të shpëton nga kjo botë duke na vënë në gjumë?

Ne dimë kush je ti…

Ti që na pret çdo sekond pa u duk, dhe që as vet nuk e di se kur do na japësh fund?
Ti je mësuesi që na thua se kjo botë çdo sekond mund të marrë fund.
Ti je nxitësi që në këtë botë të bëjmë mirë sa më shumë.
Ti je ilaçi që na zgjon nga hipnoza dhe gjumi letargjik i kësaj bote që na ka vënë për fund.

Unë e di kush je ti, ti je vdekja që na mëson se kjo botë nuk vlen shumë.
Prandaj besimtarët ta hedhin ty sepse punojnë për atë botë kur ti edhe vetes do ti japësh fund.

Enklid Pelari

Shekulli Agency