Zgjedhje të parakohshme të dielën në Serbi

Më shumë se 6.7 milionë votues do të kenë mundësi që në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të vendosin për një nga 20 listat zgjedhore

vot-serbi-5544Të dielën, 24 prill, nga shtatë deri në ora 20, qytetarët e Serbisë do të kenë mundësi të votojnë për përbërjen e re të Parlamentit të Serbisë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen pas më shumë se dy vjet, gjithashtu nga zgjedhjet e fundit të parakohshme.

Lista zgjedhore e kandidatëve, të cilën e ka konfirmuar Komisioni Republikan Zgjedhor (KRZ), përbëhet nga 20 koalicione, parti politike dhe grupe të qytetarëve. Para përcaktimit të listës përfundimtare për zgjedhjet, KRZ ka dorëzuar 30 lista zgjedhore, një nga të cilat është rufuzuar nga Gjykata Administrative, tre janë tërhequr dhe gjashtë janë refuzuar nga KRZ-ja.

– Më shumë se 6.7 milionë votues –

Nën numrin rendor një në listën e votimit do të jetë lista me emrin “Aleksandar Vuçiç – Serbia fiton”, me numrin rendor dy koalicionit i tubuar rreth Partisë Demokratike me moton “Për një Serbi të drejtë – Partia Demokratike (Nova, DSHV, ZZS)”, ndërsa me numrin tre Lista e “Ivica Daçiç – Partia Socialiste e Serbisë (SPS), Serbia e Vetme (JS) – Dragan Markoviq Palma”.

Partia Radikale Serbe është me numrin katër, e pasuar nga Partia Demokratike e Serbisë (DSS) dhe Lëvizjes Dveri. Vendin e gjashtë në fletëvotim e zë Aleanca e Hungarezëve të Vojvodinës dhe i shtati i përket listës “Boris Tadiç, Çedomir Jovanoviç – Aleanca për një Serbi më të mirë – Partia Liberal Demokratike, Lidhja e Social Demokratëve të Vojvodinës, Partia Social Demokratike”.

Shekulli Agency