Turqi, gjykata vendos kujdestarë në shkollat e Gylenit

Një gjykatë në Ankara caktoi kujdestarë që do të udhëheqin me rrjetin e shkollave të cilat drejtohen nga organizata terroriste e Gylenit

shk-gyl-jpgNjë gjykatë në Ankara ka caktuar kujdestarë të cilët do të udhëheqin me rrjetin e shkollave të cilat drejtohen nga organizata terroriste e Fethullah Gylenit në kryeqytet.

Kujdestarët janë caktuar për shkollat fillore, të mesme dhe të larta në Samanyolu të cilat drejtohen nga kompania Shërbimet Arsimore Akasya, dhe për parashkolloren në Tomurcuk, në qarkun Polatli.

Komiteti i kujdestarëve përbëhet nga Konsultanti Fiskal, Nafiz Cavdar, Konsultanti Ligjjor, Unal Ecer, dhe nga drejtori i shkollës private për Teknologji dhe Dizajn në Polatli, Erdogan Ozmen.

Siç bëhët e ditur procesi mësimor nuk ka pësuar ndërprerje si pasojë e emërimit të kujdestarëve.

Shekulli Agency