Tomislav Nikoliq: Serbia ka një kusht për BE-në, mos të kërkojë njohjen e Kosovës

nikolic-696x464Kushti sipas presidentit serb, Tomislav Nikoliq, për Bashkimin Evropian është që “Evropa mos të kërkojë njohjen e Kosovës”.

Ai këto komente i ka bërë duke folur për një stacion televiziv lokal në Korfuz të Greqisë, të hënën, raporton B92.

“Ne nuk do të jemi anëtar të ndonjë bashkimi që do të kërkojë nga ne të njohë pavarësinë e Kosovës dhe Metohisë, dhe unë jam mirënjohës për të gjitha vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, në mesin e tyre Greqinë tonë të dashur”, ka thënë ai.

Shekulli Agency