Gjermani, arrestohen pesë themeluesit e grupit terrorist djathtist

Në një deklaratë të Zyrës së Prokurorisë Federale thuhet se pesë shtetas gjermanë janë arrestuar sot në mëngjes, ndërsa janë bastisur disa apartamente në shtetin lindor të Saksonisë

pol-berlinZyra e prokurorisë gjermane tha të enjten se pesë persona janë arrestuar me dyshimin se kanë formuar një grup terrorist të krahut të djathtë për sulmet ndaj shtëpive të refugjatëve dhe objekteve të tjera.

Në një deklaratë të Zyrës së Prokurorisë Federale thuhet se pesë shtetas gjermanë janë arrestuar sot në mëngjes, ndërsa janë bastisur disa apartamente në shtetin lindor të Saksonisë.

Më tej sqarohet se të arrestuarit kishin formuar “Grupin Freital”, të emëruar sipas periferisë së Dresdenit, ku, në korrik të vitit të kaluar janë mbajtur disa protesta kundër refugjatëve dhe incidente të tjera.

Shekulli Agency