Turqi, arrestohen 38 anëtarë të organizatës terroriste FETO/PDY

Me urdhër të Prokurorisë në Stamboll, policia është vënë në kërkim të gjithsej 64 personave të dyshuar për themelim dhe anëtaresim në organizatë terroriste si dhe për përgjimet e paligjshme

arest-turqiPolicia turke në një operacion të koordinuar kundër anëtarëve të dyshuar të organizatës terroriste FETO/PDY në 28 qytete në kuadër të hetimit për organizimin e manipulimit dhe mashtrimit, janë arrestuar 38 persona.

Me urdhër të Prokurorisë në Stamboll, policia është vënë në kërkim të gjithsej 64 personave të dyshuar për themelim dhe anëtarësim në organizatë terroriste si dhe për përgjimet e paligjshme.

Në mesin e të ndaluarve, siç mëson AA, ka edhe gazetarë, avokatë dhe zyrtarë të policisë. Aksioni i policisë është në vazhdim.

Policia turke në operacionet e djeshme ka arrestuar të paktën 100 persona të cilët janë të lidhur me organizatën terroriste Fetulahci/strukturat paralele (FETO/PDY) apo lëvizjen e njohur si “Hizmet”.

Bëhet fjalë për hetimin në rastin, “Hizmet”, në të cilin të dyshuarit akuzohen se në periudhën midis 2004 deri 2015, në emër të kësaj organizate kanë mbledhur fonde, “kontribute” dhe kanë financuar aktivitete të paligjshme të lëvizjes së udhëhequr nga Fethullah Gylen, të cilit i është anuluar pasaporta turke dhe për të cilin Turqia ka kërkuar ekstradim nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) në mënyrë që të ndiqet penalisht për një sërë krimesh.

/AA/

Shekulli Agency