Spahiu: Rritet numri i atyre që heqin dorë nga shtetësia e Kosovës, tragjedi kombëtare

 

Nexhmedin-SpahiuAnalisti Nexhmedin Spahiu në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se numri i madh i qytetarëve të Kosovës të cilët po heqin dorë nga shtetësia e Kosovës është një tragjedi kombëtare.

Ai për këtë ka fajësuar institucionet e vendit dhe keqqeverisjen.

“Natyrisht se është tragjedi kombëtare. Shtetet marrin emigrante për ta shtua numrin e popullsisë se vendit. kurse Kosova humbe njerëzit e vet. Nuk ka mënyrës si te ndalet kjo pos që të hapen perspektiva zhvillimore ne mënyre qe pasaporta e Kosovës te ketë vlere”, ka thënë Spahiu.

Ai është shprehur kritik edhe ndaj atyre të cilët po heqin dorë nga pasaporta e tyre, për një pasaporte të huaj.

“Po pasaporta e një vendi nuk mund të ketë vlere përderisa në atë vend nuk kultivohet ndjenja patriotike. Në Kosove ka pak, fare pak patriotizëm. Nuk është patriotizëm valëvitja e flamurit te Shqipërisë. Valëvitja e flamurit te Shqipërisë edhe mund te jete patriotizëm për shqiptaret ne Lugine te Preshevës apo Mal te Zi por jo edhe ne Kosove pas shpalljes se Pavarësisë se Kosovës, ku patriotizëm është ta ndërtosh shtetin e Kosovës, t’i respektosh simbolet e Kosovë”, ka shtuar Spahiu.

Ndryshe, deri më tani vlerësohet se numri i përgjithshëm i shqiptarëve të Kosovës të cilët kanë hequr dorë nga shtetësia ka arritur në 100 mijë.

Shekulli Agency

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.